Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndër ndërkombëtar.
Modelja shqiptare ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti të industrisë së modës, e cila ishte përkushtuar në rolin e një nëne.
Ajo ditë më parë tregoi se është duke punuar në një projekt të ri duke sjell imazhet e para.
Gjersa mbrëmë ka publikuar edhe një video të shkurtër teksa shihet bukuroshja duke pozuar para aparatit fotografik.
Ajo këtë e ka bërë përmes llogarive personale të rrjeteve sociale teksa ka treguar se do ta shohim duke reklamuar veshjet e Chris Singerit.
“Kur retë iu prekni juve”, ka shkruar ndër të tjerash Emina në Instagram.
Kujtojmë se Cunmulaj ka zbuluar javë më parë se është duke pritur të sjell në jetën fëmijën e dytë.
Ndryshe, 33-vjeçarja është e martuar me afaristin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka një vajzë të pagëzuar me emrin Ella Faria. /Telegrafi/