Telegrafi

Emina Cunmulaj shtatzënë për herë të tretë, ajo dhe Sam presin djalë

Emina Cumulaj dhe Sam Nazarian Foto: Instagram/eminacunmulaj

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, është ndër më të pëlqyerat ndonjëherë.

Ajo për vite të tëra jeton në Amerikë, nga ku edhe sjell imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë.

Ajo u shfaq së bashku me dy vajzat e saj, ndërsa në bluzë bëri të ditur se është në pritje të një djali.

“Vogëlushi është në ardhje, jemi shumë të lumtur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Emina përndryshe është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin ndan dy fëmijë. /Telegrafi/