Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ka reaguar ndaj ardhjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.
Sipas modeles më mirë do të ishte që të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu sesa Goran Bregoviq.
Me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ajo shtoi: “Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do ishte dorëzuar çelësin e Tiranës”.
“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, vazhdon më tej ylli shqiptar.
Pavarësisht reagimeve, Goran do të performojë në Korçë në natën e fundit të festivalit më 22 gusht.
Për këtë, një deklaratë ditë më parë e bëri edhe Bashkia e Korçës duke thënë se nuk duhet të përzihet arti me politikë. /Telegrafi/