Site icon Telegrafi

Emina Çunmulaj prezanton fotosesionin e realizuar pak para se të lindte fëmijën e tretë

Foto: Instagram

Modelja me prejardhje nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, rreth katër ditë më parë u bë nënë për herë të tretë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, miliarderi Sam Nazarian, mirëpritën një djalë të quajtur, Sha Yosef Nazarian.

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndarë një fotosesion të realizuar para lindjes së djalit.

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Seti fotografik, i bërë nga fotografi Artan Korenica, e shfaq superyllin në një këmishë të bardhë me dekolte të hapur.

Lexo po ashtu Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë

Stili unik dhe paraqitja e mrekullueshme kanë bërë që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit.

“Faleminderit miku im i dashur, Artan Korenica që keni kapur këtë moment special në jetën time”, shtoi ajo.

Emina dhe Sam ndërkohë janë prindër të dy vajzave: Ella dhe Mia. /Telegrafi/

Exit mobile version