Site icon Telegrafi

Emina Cunmulaj po vjen me projektin e ri pas një kohe të gjatë (Foto)

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndër ndërkombëtar.

Modelja shqiptare ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti të industrisë së modës, e cila ishte përkushtuar në rolin e një nëne.

Por, duket se kësaj po i vjen fundi pasi që bukuroshja ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e një projekti të ri.

Ajo këtë e ka bërë përmes llogarive personale të rrjeteve sociale teksa ka treguar se do ta shohim duke reklamuar veshjet e Chris Singerit.

“Kur retë iu prekni juve. Ndër të tjerash në këtë foto unë jam shtatzënë”, ka shkruar ndër të tjerash Emina në Instagram.

Theksojmë se imazhet e projektit janë realizuar në plazhet fantastike të rivierës së Malibusë teksa Emina duket mahnitëse si kurrë më parë.

Kujtojmë se Cunmulaj ka zbuluar javë më parë se është duke pritur të sjell në jetën fëmijën e dytë.

Ndryshe, 33-vjeçarja është e martuar me afaristin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka një vajzë të pagëzuar me emrin Ella Faria. /Telegrafi/

Exit mobile version