Emine Cunmulaj padyshim është prej modeleve shqiptare më me nam në botë.
Megjithëse ka kohë që nuk e kemi parë në pistat e pasarelave botërore, kjo nuk do të thotë se nuk prodhon lajm për mediat rozë.
Bukuroshja së fundi ka arritur në vendlindje në Mal të Zi, ku po sjell edhe poza për ndjekësit në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Ajo po e shijon në maksimum plazhet fantastike e shoqëruar prej familjarëve dhe vajzës, Ella.
Emina gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me fansat në rrjetet sociale ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe Shqipërinë
Ndryshe, Emina është e martuar me miliarderin izraelito-amerikan Sam Nazarian. /Telegrafi/