Emine Cunmulaj ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të modës, por kjo nuk do të thotë që nuk është temë e mediave rozë shqiptare.
E gjithë kjo pasi që modelja shqiptare i është përkushtuar rritjes së vajzës Ella Faria.
Por, bukuroshja shqiptare tashmë ka bërë të ditur se është në pritje të një fëmije tjetër, dhe kjo ka bërë që të kujdeset edhe më tepër.
Emina pothuajse çdo ditë po sjell video dhe imazhe prej jetës së përditshme, ku në fokus është vajza e saj.
” Ujërat e kaltra dhe kohët e lumtura. Njëri në bark dhe një në flamingo”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Emina.
Theksojmë se 33-vjeçarja është e martuar me afaristin e suksesshëm amerikano-iranian, Sam Nazarian.
Ndryshe, modelen nuk dihet nëse më do ta shohim në pasarelat e modës, por ajo po merret edhe me aktivitete humanitare. /Telegrafi/