Modelja e mirënjohur befason me deklaratën e saj për këngën e Shyhrete Behlulit.
Dy vjet më parë këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli publikoi baladën “Per vajzën”. Kjo baladë e cila flet për dashurinë e prindërve ndaj vajzave, emocionoi shumë njerëz me tekstin e saj prekës.
Edhe pse kanë kaluar dy vjet që nga publikimi, kjo këngë po vazhdon të dëgjohet e madje edhe nga fytyrat publike, shkruan rtv21.tv
Së fundmi modelja e mirënjohur, Emina Cunmulaj ka publikuar disa video në Instastory në të cilat shihet pranë vajzës së saj duke e dëgjuar këtë këngë.
Në videot e publikuara ajo ka falënderuar Shyhrete Behlulin për këtë këngë.