Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, tash e disa vite jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I gjithë angazhimi i saj është atje, gjersa modelja asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory përmes së cilës ka treguar se ka vizituar së fundmi “Shtëpinë e Bardhë”.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për rezidencën zyrtare presidenciale, por të një restoranti me të njëjtin emër.
Përmes videos, Cunmulaj ka treguar se ka shijuar një ushqim të këndshëm në këtë ambient, që mban një emër të madh. /Telegrafi/
Ndryshe, Emina është nënë e vogëlushes Ella dhe bashkëshorte e milionerit izraelit Sam Nazarian. /Telegrafi/