Shqiptarët njihet si njerëz miqësor me shtetasit e huaj.
Ata krijojnë marrëdhënie të afërta dhe jo vetëm kaq kur bije fjala për amerikanët.
Emina Cunmulaj ka qenë pjesë e festës “Baby Shower” të këngëtares Ciara, e cila do të bëhet nënë për herë të dytë, transmeton Telegrafi.
Modejla shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram duke uruar mikeshën e mrekullueshme.
“Urime për mikeshën time të ngushtë Ciara. Mezi po presim që të vjen në jetë vogëlushi Wilson”, ka shkruar Emina në Instagram.
Ndryshe, edhe bukuroshja shqiptare është nënë e një vajze të quajtur Ella, e cila ditë më parë festoi ditëlindjen e parë. /Telegrafi/