Telegrafi

Emina Çunmulaj me masa mbrojtëse nga coronavirusi

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, vazhdon të jetë emër mjaft i komentuar në shtypin rozë. 

Bukuroshja, e cila së fundmi ka udhëtuar për në Massachusetts, tregon se ka marrë masa mbrojtëse ndaj coronavirusit apo siç njihet ndryshe edhe si sëmundja e frymëmarrjes.

Ajo në llogarinë e saj, Instagram, ka publikuar disa fotografi e video nga aeroporti duke treguar më shumë rreth gjendjes atje.

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Shumica e rasteve me coronavirus janë raportuar në Kinë.

Sipas raportimeve, të paktën 723 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur të paktën rreth 34 mijë raste të konfirmuara në 25 vende të botës që nga koha kur ka shpërthyer coronavirusi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emina Cunmulaj

Virusi po ashtu është përhapur në shumë vende aziatike, si dhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Ndërkaq, modelja nga Mali i Zi do jetë pjesë e Iniciativës Shqiptare për Lidership në Universitetin Harvard të realizuar nga studenti Deni Hoxha.

Kjo shoqatë ka për qëllim të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik. /Telegrafi/