Site icon Telegrafi

Emina Çunmulaj ka pasur idenë më gjeniale për 8 mars (Foto)

Ky 8 Mars i parë me ndjesinë e nënës duke qenë që është në pritje të vajzës së saj që lind pas pak javësh, e ka bërë modelen e njohur me orgjinë shqiptare, Emina Çunmulaj edhe më të ndjeshme ndaj grave.

Ajo ka pasur idenë më të bukur në këtë 8 mars.

Ndërsa të gjithë urojnë gratë e jetës së tyre, ajo ka zgjedhur të dërgojë lule te gratë e shtëpisë së të moshuarave, të cilat ndoshta nuk kanë marrë dhurata të tjera në këtë ditë.

“Gëzuar 8 Marsin. Foto është nga shtëpia e të moshuarve në Tiranë. Edhe pse nuk mund të isha aty personalisht sot doja të dërgoja disa lule dhe të jepja buzëqeshje këtyre femrave të mrekullueshme që i vizitova para sa muajve kur isha në Tiranë. Të gjitha femrat meritojnë buzëqeshje dhe dashuri”, ka shkruar Emina.

Ajo ka shfaqur gjithmonë anën humane duke qëndruar pranë personave të caktuar apo kauzave sociale.

Exit mobile version