Ajo është e martuar me milionerin iraniano-amerikan dhe po gëzon një jetë përrallore.
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka vite që ka kurorëzuar lidhjen me një martesë me afaristin Sam Nazarian.
Dyshja tashmë janë në pritje të një fëmije të dytë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar për mediat, ndërsa janë prindër të vajzës Ella Faria.
Natyrisht, të kesh bashkëshortin e pasur do të thotë që të kesh edhe shumë alternativa të fustaneve dhe këpucëve.
Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet garderoba përrallore e bukuroshes sonë.
Ndryshe, Emina ka kohë që është larguar prej botës së modës duke iu përkushtuar krejtësisht familjes. /Telegrafi/