Ajo është e martuar me milionerin iraniano-amerikan dhe po gëzon një jetë përrallore.
Emina Cunmulaj ka vite që ka kurorëzuar lidhjen me një martesë me afaristin Sam Nazarian.
Dyshja tashmë janë në pritje të një fëmije të dytë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar për mediat, ndërsa janë prindër të vajzës Ella Faria.
Bukuroshja këto ditë ka bërë një fotosesion të mrekullueshëm në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Modelja shqiptare duket shumë bukur edhe me barkun e rrumbullakosur në imazhet e fundit të sjella në rrjetet sociale.
Theksojmë se Cunmulaj ishte pjesë e menaxhmentit të Elite Model, e cila edhe zbuloi talentin e saj.
Ndryshe, Emina ka kohë që është larguar prej botës së modës duke iu përkushtuar krejtësisht familjes. /Telegrafi/