Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku ndau detaje të rëndësishme nga jeta dhe familja e saj.
Gjatë intervistës, Emina foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian. Modelja theksoi se, pavarësisht prejardhjes së tij nga India, ai është persian, dhe gjatë viteve ka vërejtur se kultura e tij dhe ajo shqiptare kanë shumë ngjashmëri.
“Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë: që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj asesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” – u shpreh ajo.
Emina nuk ngurroi të përmendë edhe disa shembuj konkretë, duke shtuar me humor se mënyra e të menduarit dhe paragjykimet e vogla mes komuniteteve janë të ngjashme mes shqiptarëve dhe persianëve.
“Si komshshija këtu që të paragjykon duke thënë ‘shikoja thonjtë, nuk gatuhet me thonjtë’, njësoj bëjnë edhe ata” – shtoi ajo, duke shkaktuar të qeshura gjatë emisionit.
Përveç kësaj, modelja ndau momente të bukura nga jeta e saj familjare, duke theksuar se për të, vlerat tradicionale kanë një rëndësi të madhe, pavarësisht jetës luksoze që ajo dhe bashkëshorti i saj bëjnë në SHBA.
Emina Çunmulaj vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura shqiptare, jo vetëm për suksesin e saj në industrinë e modës, por edhe për përulësinë dhe dashurinë e madhe që shpreh për kulturën dhe rrënjët e saj shqiptare. /Telegrafi/