Site icon Telegrafi

Emina Çunmulaj feston 40-vjetorin e lindjes, por “dëshiron” që të jetë sërish 30

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në botë, Emina Çunmulaj, ka mbushur 40 vjeç. Me raste të tilla të veçanta, vjen edhe një reflektim mbi jetën dhe arritjet që kanë shënuar dekadat e deri tanishme.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, Emina ka zgjedhur të ndajë një video me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke i mbushur ata me humor dhe buzëqeshje.

Në video, ajo ngatërron treshin me katrën, duke krijuar një moment të këndshëm dhe të qeshur. Ky gjestikulacion tregon se, edhe në momentet më serioze, Emina di si të qëndrojë me humor dhe pozitivitet.

Në fund të videos, Emina shfaqet e rrethuar nga tre fëmijët e saj, dy vajzat dhe djali i vogël, të cilët e mbushin me dashuri dhe përqafime. Kjo skenë e mrekullueshme tregon se përveç karrierës së saj të suksesshme si modele, ajo është një nënë e përkushtuar dhe e dashur.

Urimet kanë qenë të shumta për Eminën, duke përfshirë nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj të shumtë në botë. Emina Çunmulaj, për shumë njerëz, është një shembull i qartë se si mosha është vetëm një numër.

Ajo është një inspirim për të gjithë dhe dëshmon se bukuria e vërtetë vjen nga brenda, e mbushur me dashuri, pozitivitet dhe humor. /Telegrafi/

Exit mobile version