Modelja e njohur Emina Çunmulaj tashmë prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka qenë në një lidhje të gjatë dhe tani prej pesë vitesh e martuar me afaristin iranian, Sam Nazarian.
Çifti kanë festuar dhjetë vjetorin e romancës së tyre, datë kjo në të cilën modelja nga Mali i Zi ka treguar të arriturat dhe sukseset përgjatë kësaj një dekade.
Ky është postimi i plotë i Çunmulajt:
“Dashuria ime
E bekuar që të kam në jetën time.
10 vite së bashku, 5 vite martesë, 2 vajza të mrekullueshme, shumë dashni, mësimë, disa periudha të vështira por asgjë nuk mund ta thyejë themelin e fortë
Mezi pres të plakem së bashku dhe të shoh fëmijët e fëmijëve tanë
Familja mbi të gjitha, Gëzuar përvjetorin dashuria ime”.
Emina në shumë prej intervistave ka treguar se ka një raport shumë të mirë me bashkëshortin e saj dhe me dy vajzat: Ella Faria dhe Mia Soraya. /Telegrafi/