Ajo është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Emina Cunmulajn, e cila sërish është bërë nënë e një fëmije.
Bukuroshja 33-vjeçare, e cila është e martuar me afaristin amerikano-iranian, Sam Nazarian ka sjell në jetë një vajzë.
Çifti ka vendosur ta pagëzojë princeshën e tyre Mia Soraya Nazarian, me të cilën kanë pozuar para aparatit fotografik.
“Kush e udhëheq botën?!! Vajzat. Mirëserdhe vajza ime. Nëna, babai dhe Ella Faria të duam shumë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Emina.
Menjëherë kanë vërshuar urimet e miqve, familjarëve dhe personaliteteve të njohura shqiptare.
Ndryshe, ky është fëmija i dytë i dyshes pasi që tashmë ata janë prindër të një vajze – Ella Faria. /Telegrafi/