Nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, modelja shqiptare nuk i kurseu fotografitë dhe informatat rreth ecurisë së rrugës të bërit nënë.
Emina Çunmulaj, pas 40 javësh pritje të ëmbël është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen, të cilën e ka pagëzuar me emrin, Ella.
Emina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me bashkëshortin dhe ‘princeshën’ e tyre, ku përbri këtij imazhi ka shkruar “Mirëseerdhe e dashura ime, Ella Faria Nazarian. Familja ime e bukur”.
Kujtojmë se modelja është e martuar me miliarderin amerikan me prejardhje iraniano-izraeltite, Sam Nazarian. /Telegrafi/