Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowskit i vidhen fotografi nudo nga hakerët

Fotografitë private të modeles Emily Ratajkowski janë marrë nga hakerët në iCloud dhe i janë ofruar Helen Woodit, një personaliteti televiziv në Angli, që t’i shpërndante në kolumnën e saj në Daily Star.

Wood nuk pranoi kurrsesi ta bënte një gjë të tillë, duke kritikuar ashpër atë që i dërgoi linkun ku supozohet të jenë mbi 200 imazhe nudo të modeles.

Emily, e cila u bë e famshme në videoklipin e Robin Thicke, është sulmuar edhe më parë nga hakerët, të cilët dërguan fotografi të saj nëpër faqet për të rritur.

Ajo shpesh ka pozuar nudo edhe në fotosesione të ndryshme

Ajo gjithashtu ka kritikuar fotografin Jonathan Leder, i cili dhjetorin e kaluar publikoi disa imazhe shumë provokuese nga një set i saj fotografik, pa i marrë leje paraprakisht vetë modeles.

Sido që të jetë, edhe nëse arrijnë në publik fotografitë e vjedhura, nuk pritet që të ketë dicka që fansat e saj nuk e kanë parë deri më tani.

Ratajkowski shpeshherë është pjesë e seteve fotografike, në të cilat pozon pa rroba në trup. /TCH/Telegrafi/

Lexo po ashtu Rrjedhin në internet pozat lakuriq të Emili Ratajkowskit: Kjo është arsyeja pse njerëzit "çmenden" pas saj (Foto, +18)
Exit mobile version