Telegrafi

Emily Ratajkowski zbulon linjën e re të të brendshmeve duke provokuar (Foto)

Emily Ratajkowski gjithmonë është konsideruar një prej modeleve më atraktive në botë.

Bukuroshja kurrë s’ka hezituar që t’i tregojë linjat e saj trupore.

Në një postim të fundit të saj në rrjetin social Instagram, ajo ka konfirmuar kthimin në aktore dhe disenjatore të të brendshmeve.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Ajo ka disenjuar bikini tash e sa kohë, kurse pjesë e revistës Sports Illustrated është nga viti 2015.

Bukuroshja brune nuk i la shumë imagjinatës teksa publikoi poza tejet joshëse.

“Inamorata” quhet linja e të brendshmeve që Emily i promovoi në rrjetin social Instagram, aty ku ajo ka miliona ndjekës.

Emily ishte pjesëmarrëse edhe në disa video muzikore ku edhe mori famën e madhe të saj. /Telegrafi/