Emily Ratajkowski doli në diell në një plazh në Miami, gjatë fundjavës.
Modelja 32-vjeçare, veshi një minifustan leopardi me zbukurime të zeza me dantella, përpara se të zhvishej në bikini.
Nëna e një fëmije ka nxjerrë në pah figurën e saj të famshme në bikini të printuara dhe një pjesë të sipërme të ngjashme, e cila kishte rripa të hollë të verdhë me rruaza, shkruan DailyMail.
Ajo ishte pa fëmijë teksa pushonte në rërë, duke u shtrirë në një kolltuk me një tablet në dorë.
Fashionistja i shtoi dukjes së saj një palë syze dielli në formë ovale, ngjyrë vjollce të butë.
Emily dukej e relaksuar, teksa shijonte largimin e saj nga New York-u, ku jeton me djalin e saj dyvjeçar Sky.
Flokët e saj brune, të cilat ajo i preu së fundmi, ishin vendosur në një pjesë qendrore teksa i binin mbi supe dhe frynin nga era.
Ajo dukej se ishte pa grim teksa vazhdonte të rrezitej. /Telegrafi/