Jo pak emra të njohura ka nga bota e showbizit, që kanë kundërshtuar herë pas here vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump.
Këngëtarja Rihanna kishte reaguar ashpër kundrejt tij në fillim të këtij viti, ,ku nuk kishte hezituar ta quajë “derr”.
Së fundmi, edhe modelja e njohur Emily Ratajkowski ka shpreh një qëndrim të kundërt ndaj Trumpit, lidhur me vendimin e fundit të tij.
Reagimi vjen kundër vendimit të fundit të presidentit të ri amerikan për kontrollin e lindjeve.
E për këtë gjë, Ratajkowski ka publikuar një fotografi ‘topless’ në Instagram, nën sloganin “trupi im, zgjedhja ime”.
“E drejta e gruas për kontrollin e lindjes nuk duhet të bazohet në të ardhurat e saj. Kontrolli i lindjes është kujdes shëndetësor, kujdesi shëndetësor është një e drejtë civile”, ka shkruar 26-vjeçarja, duke shfryrë mllefin e saj ndaj administratës Trump. /Telegrafi/