Modelja e njohur, Emily Ratajkoski, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Fotosesionet tashmë në rrjete sociale nuk e ka ndërmend t’i ndalë, teksa vazhdimisht sjell të tilla ku thekson barkun e rrumbullakosur, shkruan Daily Mail.
Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit, ku vinte në pah linjat trupore përmes bikinive.
“Trup i ri”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Në disa të tjera, ajo shfaqte bashkëshortin e saj, i cili shihej i gjunjëzuar duke e përqafuar barkun e saj.
Që nga lajmi për shtatzëninë, Emily përpos pozave atraktive nuk ka zbuluar se kur do të bëhet nënë apo të flas për gjininë e bebes.
Ani pse fansat e modeles kanë filluar të spekulojnë për gjininë, bukuroshja brune ka zgjedhur të hesht. /Telegrafi/