Modelja e famshme amerikane, Emily Ratajkowski, natën e kaluar ka nxitur thashetheme me një fotografi në Instagram, teksa u shfaq me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard.
Supermodelja, 28 vjeçe, pranë këtij imazhi ka vënë një përshkrim interesant, me ç’rast ngjalli thashetheme te fansat e saj se është shtatzënë.
“Nëna dhe babai”, ka shkruar Emily krahas kësaj fotografie.
Ndërkaq, fansat e pushtuan me komente të llojllojshme, duke dashur të zbulojnë të vërtetën rreth këtij lajmi.
Bukuroshja së fundmi lansoi koleksionin e ri të rrobave të banjos “Inamorata Woman” në faqen e internetit të kompanisë së saj.
Gjithashtu, “Inamorata” fillimisht nisi si një koleksion i kostumeve të banjës, por që nga ajo kohë është zgjeruar për të përfshirë të brendshme femrash dhe veshje të tjera. /Telegrafi/