Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski shkëlqen teksa shfaqet me fustan vizëllues (Foto)

Një nga modelet më të paguara në botë gjithnjë siguron të shkëlqejë në paraqitjet e saj.

Emily Ratajkowski u shfaq e mrekullueshme në ndejën e organizuar nga V Magazine, gjatë javës së modës në Paris.

Mbrëmja e të martës e pa 25 vjeçaren në një fustan vizëlluez ngjyrë hiri, me prerje të thellë në pjesën e gjoksit, duke e bërë atë të shkëlqejë krahas fustanit vizëllues.

Ajo shfrytëzoi stil të thjeshtë të flokëve dhe taka të zeza për paraqitjen e saj, duke e bërë diferencën me thjeshtësinë.

Edhe makijazhi i saj ishte tejet natyral duke e bërë atë të duket super e thjeshtë, por mbi të gjitha tejet bukur, shkruan Telegrafi.

Modelja ndoshta u shfaq më e mbuluar se zakonisht, teksa Nicki Minaj në krah të saj vetëm sa nuk e nxorri plotësisht gjoksin.

Modelja vazhdon të jetë ‘single’, dhe nuk i kursen paraqitjet e saj joshëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version