Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski shfaq tatuazhin e ri afër të pasmeve

Emily Ratajkowski (Foto: Instagram/emrata)

Ajo është ndër të famshmet që nuk kursen pozat atraktive me bikini dhe më shumë.

Por, modelja Emily Ratajkowski kësaj radhe ka shfaqur diçka më ndryshe se sa herëve të tjera, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja ka zbuluar tatuazhin e ri jo të përhershëm, të cilin e ka bërë afër të pasmeve të saj.

Imazhi është shkrepur nga dikush tjetër, pasi ajo shfaqet e shtrirë në krevat, duke theksuar edhe linjat trupore.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski shfaq linjat trupore përmes fustanit bardh e zi

“Emrata” shkruante në tatuazhin e saj, që është kombinim i emrit të saj dhe mbiemrit.

Përkundër të famshmëve të tjerë, Emily nuk posedon shumë tatuazhe, përfshirë një në shpinë dhe në kyçin e këmbës. /Telegrafi/

Exit mobile version