Jo shumë e pritshme por, Emily Ratajkowski së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme (e hënë), teksa ka ndarë imazhe të ndryshme me barkun e rrumbullakosur, shkruan Daily Mail.
Modelja e njohur ka zbuluar se ajo është në javën e 20-të të shtatzënisë, ndërsa po mundohet që të mësohet me trupin e saj.
Sikurse në shumicën e rasteve, edhe kësaj here ajo nuk ka lënë pa publikuar imazhe nudo, ku kësaj radhe në fokus ka vënë barkun e rrumbullakosur.
29-vjeçarja është parë duke shkrepur imazhe para një pasqyre, kurse për të ruajtur modestinë ka vënë duart në pjesën e gjoksit.
Për të perfeksionuar dukjen, Emily kishte zgjedhur të mbajë një palë vathë prej ari, ndërsa shfaqte edhe pamjen natyrale. /Telegrafi/