Emily Ratajkowski javë më parë u bë nënë për herë të parë.
29-vjeçarja pasi solli në jetë djalin e saj ka shpeshtuar më shumë shëtitjet, së bashku me partnerin, shkruan Daily Mail.
Ditën e sotme (e shtunë) modelja është parë në New York, derisa kishte në karrocë të porsalindurin.
Padyshim që tërhoqi vëmendjen e fansave, pasi bukuroshja brune ka ruajtur tiparet trupore edhe pas lindjes.
Për shkak të pandemisë coronavirus, ajo së bashku me Sebastian janë shfaqur me maska mbrojtëse.
Ratajkowkski në anën tjetër njihet për pozat atraktive që shpërndan në rrjete sociale, përfshirë edhe ato provokueset. /Telegrafi/