Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka realizuar së fundmi disa fotografi të reja.
Ajo i ka ndarë ato me ndjekësit në rrjetin social Instagram, duke bërë për vete një pjesë të mirë të fansave të saj.
Në këto fotografi, bukuroshja ruse vjen mjaft provokuese, teksa shfaqet e tëra nudo në vaskë.
Ndërkohë, në një tjetër fotografi, ajo shfaqet tërësisht pa rroba në trup, e mbuluar vetëm me peshqir në pjesët intime.
“Paper”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që Ratajkowski ua ka vënë fotografive, duke lënë në dyshime kështu faktin nëse imazhet janë realizuar për këtë revistë.
Sido që të jetë, Emily është komentuar shumë nga fansat e saj për këto fotografi, gjersa nuk kanë munguar edhe pëlqimet e shumta.
Javë më parë, ajo u përfol në mediat e huaja edhe për disa fotografi të cilat kapën në befasi atë dhe të dashurin e saj rrugëve të New Yorkit. /Telegrafi/