Modelja me famë botërore, Emily Ratajkowski, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”.
Ajo ka folur rreth më të rejave të saj dhe kryesisht për fuqizimin e femrës, dhe me këtë rast ka realizuar edhe një set fotografik.
Në njërën prej tyre që e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Ratajkowski është shfaqur duke pozuar para aparatit e padepiluar nën sqetulla.
Në mbishkrimin e fotografisë, modelja thotë se e bën këtë gjë duke dashur që meshkujt t’i pranojnë gratë ashtu siç janë, pa iu vënë kushte.
“Jepni grave mundësinë që të jenë ato që dëshirojnë dhe sa më të drejta të jenë. Unë shkrova një ese për Harper’s Bazaar për rëndësinë e të drejtës së grave për të zgjedhur (si vishet ajo, çfarë poston, nëse vendos të rruhet apo jo) pa marrë parasysh se çfarë ndikimesh kanë formuar mënyrën e paraqitjes së saj. Bëni gjërat tuaja zonja, çfarëdo që të jetë”, ka shkruar Emily në Facebook.
Ndërkohë nuk kanë munguar edhe komentet e shumta nga fansat, kryesisht negative duke e cilësuar këtë paraqitje si jo të denjë për imazhin e saj. /Telegrafi/