Modelja e famshme Emily Ratajkowski, është duke shijuar aktualisht disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard.
Duket se për këtë të fundit ajo është në gjendje që të bëjë gjithçka, madje edhe të pozojë nudo, dhe më pas foton ta hedh në Instagram.
Një gjë të tillë, modelja ruse e bëri, duke rrëmbyer me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë, për fotografinë e fundit që ajo vendosi të ndajë me fansat në këtë rrjet social.
Ajo shfaqet duke pozuar nudo, teksa mbulon gjoksin me duar, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se këtë fotografi e ka realizuar për bashkëshortin e saj.
“Duke pozuar për burrin tim”, shkruan Ratajkowski në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta, ka pozuar edhe shumë herë të tjera nudo për kopertinat e revistave të ndryshme. /Telegrafi/