Ajo u bë e famshme falë paraqitjes në videon muzikore të shumëpërfolur të Robin Thicke, “Blurred Lines” në 2013. Që nga ajo kohë, Emily Ratajkowski ka vazhduar të çmend fansat e saj duke postuar foto provokuese në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e hënë, duke publikuar një foto “topless” në rrjetin social “Instagram”.
Modelja 25-vjeçare ka ngritur temperaturat duke publikuar një foto teksa mbulon gjoksin saj me dorë sa për modesti.
Ajo mbetet një nga modelet më të shtrenjta në botë. /Telegrafi/