Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski ‘ndriçon’ rrugët e New York me paraqitjen plot stil

Emily Ratajkowski (Foto: DailyMail)

Ajo është rikthyer sërish në New York, pasi bizneset e modelingut kanë filluar të jenë aktive pas pandemisë coronavirus.

Andaj, edhe Emily Ratajkowski është duke shijuar në maksimum daljet e saj në qytet, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja së fundmi është parë me një paraqitje plot stil, me ç’rast ka mahnitur miliona fansat e saj.

Kësaj radhe ajo ka ruajtur modestinë, duke veshur një minifund të kombinuar me një bluzë të verdhë me nuanca neon.

Krijuesja e “Inamorata” mbante edhe një palë këpucë dimërore, të cilat ndryshe njihen si UGG.

Për nga ana e aksesorëve ajo ka vendosur që të mbulojë fytyrën me një palë syze të zeza, ndërsa në duar mbante disa unaza.

Vlen të përmendet se ajo ka qenë e zënë kohëve të fundit me pushime në vende të ndryshme të botës, ku shihej nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version