Emily Ratajkowski rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të parë.
Javë më pas, modelja e njohur u pa duke u shëtitur në rrugë me bashkëshortin, ndërsa po mahnit audiencën, shkruan Daily Mail.
29-vjeçarja ditën e djeshme (e enjte) është parë në New York City, derisa vuri në pah stilin unik.
Në veshjen e bukuroshes brune më shumë dominonte ngjyra e zezë, duke ie kombinuar kështu me këpucë të bardha.
Aksesorët assesi nuk munguan në këtë paraqitje të modeles, ndërsa në krah kishte të vendosur një çantë të madhe.
Ratajkowski u pa edhe pa maskë mbrojtëse, pasi raportohet se në Amerikë nuk ka nevojë të mbahet nga personat që janë vaksinuar. /Telegrafi/