Emily Ratajkowski ka vendosur që të lë pak vend për imagjinatë me imazhet e reja.
Bukuroshja brune përmes rrjetit social Instagram ka mahnitur ndjekësit, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të saj, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja ani pse u bë nënë për herë të parë disa javë më parë, ende po vazhdon të qëndrojë në top formë.
Kështu të paktën është shfaqur në fotografitë e reja, teksa mori vëmendje me dukjen glamuroze.
Emily zgjodhi që të shfaqet topless, por për të ruajtur modestinë modelja kishte vënë duart tek gjoksi.
Në anën tjetër shiheshin duart e grimeres, derisa po korrektonte detaje të tjera në fytyrën e modeles.
Poza të tjera nga ana e saj erdhën edhe prej formave trupore, sikurse të pasmet e formësuara, të fituara nga stërvitjet e shumta. /Telegrafi/