Telegrafi

Emily Ratajkowski: Kur isha 12 vjeçare, dukesha si 21

Emily Ratajkowski është një nga femrat më të pëlqyera në planet dhe ndryshe nga herët e tjera, ka pozuar e veshur për revistën “Harper’s Bazaar Arabia”.

Në intervistë, modelja e famshme ka folur hapur për zhvillimin e saj të hershëm dhe se si kjo gjë ka ndikuar në adoleshëncën e saj.

“Isha një vajzë 12-vjeçare me gjoks dhe njerëzit më shikonin si 21 vjeç”.

“Ishte e vështirë për mua që ta kuptoja perceptimin e njerëzve për mua. Doja thjesht që të më linin rehat”, ka thënë Ratajkowski.

Emily besohet se është pa të dashur për momentin.

Ajo njihet për linjat trupore ku për herë të parë dolën në pah në klipin e famshëm, “Blurred Lines”.

Emily konsiderohet prej modeleve më të shtrenjta në botë. /TCH/Telegrafi/