Telegrafi

Emily Ratajkowski: Më kanë ngacmuar që në moshën 12 vjeçare

Ajo ka ardhur gjithnjë si një grua e çliruar, e cila ndihet rehat në veprimet e veta.

Dhe Emily Ratajkowski tani ka vënë në dukje në një intervistë të re me “Harper’s Bazaar” se seksualiteti mund të jetë një lloj feminizmi.

Duke folur për statusin e seks simbolit dhe shtypjen e grave, 26-vjeçari pohoi se nuk është feminizëm nëse mbrohen femrat.

“Unë mendoj se shumë njerëz me të vërtetë mendojnë se ideja e një gruaje të jetë seksuale ose të seksualizohet është e kundërta e feminizmit”.

Ajo gjithashtu ka folur hapur për një zhvillim të parakohshëm që ka pasur gjë që i ka ndikuar edhe në adoleshencën e saj.

“Isha një vajzë 12-vjeçare me gjoks dhe njerëzit më shikonin si 21 vjeç. Ishte e vështirë për mua që ta kuptoja perceptimin e njerëzve për mua. Doja thjesht që të më linin rehat”, ka thënë Ratajkowski.

Ndryshe, bukuroshen do ta shohim edhe gjatë këtij viti në projekte të ndryshme të modës. /Telegrafi/