Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski: Jam penalizuar në punë për shkak të madhësisë së gjoksit (Foto)

Modelja e njohur Emily Ratajkowski së fundmi ka dhënë një intervistë për “Harper’s Bazaar Australia”.

Mes shumë të rejave në fushën që ajo punon, Emily nuk ka hezituar të tregojë edhe ngjarje interesante nga jeta dhe karriera.

Ndër të tjerash, ajo përmendi se fakti që është kaq seksi, dhe që ka një gjoks të madh, e ka penalizuar paksa në punën e saj, dhe nuk e ka kuptuar përse?!

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski nuk ndalet, shfaqet seksi në setin e ri fotografik në Itali (Foto)

“Çfarë ka të gabuar këtu? Gjoksi është një shprehje e bukurisë femërore, që duhet të festohet. Pse duhet të jetë një problem”, ka thënë modelja.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë 26 vjeçarja realizoi edhe një fotosesion seksi në brigjet e detit italian, për kopertinën e revistës “GQ”. /Telegrafi/

Exit mobile version