Telegrafi

Emily Ratajkowski fokuson barkun e rrumbullakosur edhe me kostum të larjes

Emily Ratajkowski Foto: Instagram/emrata

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, pëlqen shumë të tregojë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), 29-vjeçarja ka bërë po njëjtën gjë, por duke marrë poza nga bregdeti, shkruan Daily Mail.

Ajo së fundmi ka qenë duke shijuar pushimet në vende të ndryshme, pasi po i ndihmojnë gjatë kësaj kohe të shtatzënisë.

Emily tërhoqi vëmendje të madhe përndryshe me pozat, derisa kishte zgjedhur të vishet vetëm me bikini.

Gjatë realizimit të fotografive, modelja jo vetëm që merrte poza tërheqëse, por edhe u shfaq pa makijazh.

Flokët brune i kishte lënë të lira mbi supe, duke bërë kështu të duket edhe më natyrale.

Përndryshe, ajo së bashku me bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard kanë qenë tejet aktiv me shpërndarjen e postimeve të ndryshme. /Telegrafi/