Telegrafi

Emily Ratajkowski flet për gjendjen emocionale gjatë periudhës së vetë-izolimit

Emily Ratajkowski (Foto: Getty Images/Guliver)

Emily Ratajkowski është duke kaluar në një ‘betejë emocionale dhe mendore’ gjatë periudhës së vetë-izolimit për shkak të coronavirusit.

Modelja 28-vjeçare po qëndron në shtëpi me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard mes pandemisë globale, por ka thënë se qëndrimi pa dalë nga shtëpia ka qenë një ekuilibër i vështirë për të.

Duke folur për ‘Zoom of One’s Own’ në Vogue, ajo tha: “Për mua, është më shumë një betejë emocionale dhe mendore”.

Emily Ratajkowski (Foto: Vogue)

Dhe gjatë izolimit të saj, Emily është e vendosur të përfshihet më shumë në drejtësinë sociale.

“Unë po planifikoj të bëj shumë më tepër në hapësirën e drejtësisë sociale sepse kjo është kaq e rëndësishme tani. Por gjithashtu, sepse Bernie [Sanders] dhe unë gjithashtu kemi nevojë për një lloj shprese”, ka thënë ajo.

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj (Foto: Instagram)

Ndërkohë, Emily kohët e fundit inkurajoi njerëzit që thjesht të eksperimentojnë me flokët, në mënyrë që të ‘qëndrojnë të shëndoshë’ mes krizës së COVID-19.

“Një këshillë për të qëndruar të shëndoshë është: larja e flokëve. Seriozisht, thjesht bëje. Vendos edhe locion. Do të mahniteni se sa shumë rituale të kujdesit për veten mund të ndihmojnë në ngritjen e humorit tuaj”, vazhdon Emily. /Telegrafi/