Modelja amerikane, Emily Ratajkowski, ka një mesazh për vajzat e reja.
Modelja 28-vjeçare mori rrjetin social, Instagram, për të ndarë një foto të vetes dhe për të inkurajuar fansat e saj që ta duan veten.
“Më parë më pëlqente t’u tregoja njerëzve këtë foto kur isha në moshën 14-vjeçare për të vërtetuar se trupi im është natyal. Tani jam pak e trishtuar që ekziston”, ka shkruar ajo në përshkrim.
“Jam thjesht një fëmijë në këtë foto dhe do të doja që bota të më kishte inkurajuar asokohe të isha diçka më shumë se sa thjesht një trup i bukur”.
“Sidoqoftë, mendoj se jam fuqizuar goxha përmes trupit dhe seksualitetit falë platformave si Instagrami dhe modelingut”, vazhdoi Emily.
“Për fat të mirë, kam zbuluar pjesë të miat që janë më të rëndësishme se të qenit seksi, por nëse një 14-vjeçare po e lexon këtë mesazh, mos u shqetësoni fare për mënyrën si dukeni”.
Ratajkowski e përmbylli postimin e saj duke u thënë ndjekësve, “të lexoni shumë libra dhe ta dini se ajo që shihni në Instagram është thjesht një pjesë shumë e vogël e qenieve njerëzore të kompletuara dhe bukurosheve me komplekse”. /Telegrafi/