Si shumë njerëz në të gjithë botën, ajo ka ngecur në shtëpi nga pandemia vdekjeprurëse e coronavirusit.
Por, Emily Ratajkowski e shfrytëzoi maksimumin e izolimit të saj të premten, duke postuar fotografi në markën e të brendshmeve të saj.
‘Në shtëpi me dantella’, modelja 28-vjeçare e ka përshkruar fotografinë ku duket në top formë në të brendshmet e zeza të markës ‘Inamorata’.
Ratajkowski gjithashtu po e mban veten tejet aktive duke bashkëvepruar me fansat në rrjetet sociale.
Aktorja të mërkurën realizoi një pyetësor me fansat në Instagram, madje dikush prej tyre e pyeti nëse ajo dëshironte të kishte fëmijë në të ardhmen.
“Po! Thjesht kam shumë gjëra që dua të bëj me jetën time dhe dua të jem nëna më e mirë… kështu që do të shohim”, ishte përgjigja e saj.
Së fundmi, aktorja 28-vjeçare u hap për disa nga problemet që kishte përjetuar vitin e kaluar, duke e quajtur 2019 si një nga vitet më të vështira të jetës së saj. /Telegrafi/