Telegrafi

Emily Ratajkowski dhe partneri i saj, Sebastian Bear – McClard fotografohen gjatë protestës në Los Angeles

Emily Ratajkowski është një nga disa të famshëm që ka përdorur platformën e saj për të reaguar pas vrasjes së George Floyd.

Themeluesja e ‘Inamorata’ ka folur hapur në rrjetet sociale mes protestave të ‘Black Lives Matter’ që tashmë kanë pushtuar vendin.

Ajo doli në rrugët e Los Angeles-it të martën për të marshuar së bashku me burrin e saj, Sebastian Bear-McClard dhe mbështetësit e tjerë të çështjes.

Emily Ratajkowski (Foto: The Image Direct)

Modelja 28-vjeçare mori vëmendje të madhe në protestën paqësore, ndërsa zgjodhi një palë pantallona të shkurtra dhe triko po ashtu të shkurtër.

Lexo po ashtu Ashton Kutcher: Jeta e të gjithëve ka rëndësi

Ajo mbante edhe një kapelë bejsbolli dhe maskë të zezë duke respektuar akoma masat ndaj COVID-19.

Në anën tjetër, partneri i Emily kishte veshur një palë pantallona të verdhë dhe triko gri, gjersa mbante kapelë dhe maskë të zezë.

Ylli i “I Feel Pretty” gjithashtu ndau disa pamje të protestës paqësore edhe në rrjetet sociale.

Emily Ratajkowski dhe i dashuri i saj, Sebastian (Foto: The Image Direct)

Ndërkohë, artistë të ndryshëm i janë bashkuar protestave të realizuara në vende të ndryshme të Amerikës, përfshirë Ariana Grande, Halsey, Madison Beer etj. /Telegrafi/