Emily Ratajkowski është një nga disa të famshëm që ka përdorur platformën e saj për të reaguar pas vrasjes së George Floyd.
Themeluesja e ‘Inamorata’ ka folur hapur në rrjetet sociale mes protestave të ‘Black Lives Matter’ që tashmë kanë pushtuar vendin.
Ajo doli në rrugët e Los Angeles-it të martën për të marshuar së bashku me burrin e saj, Sebastian Bear-McClard dhe mbështetësit e tjerë të çështjes.
Modelja 28-vjeçare mori vëmendje të madhe në protestën paqësore, ndërsa zgjodhi një palë pantallona të shkurtra dhe triko po ashtu të shkurtër.
Ajo mbante edhe një kapelë bejsbolli dhe maskë të zezë duke respektuar akoma masat ndaj COVID-19.
Në anën tjetër, partneri i Emily kishte veshur një palë pantallona të verdhë dhe triko gri, gjersa mbante kapelë dhe maskë të zezë.
Ylli i “I Feel Pretty” gjithashtu ndau disa pamje të protestës paqësore edhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, artistë të ndryshëm i janë bashkuar protestave të realizuara në vende të ndryshme të Amerikës, përfshirë Ariana Grande, Halsey, Madison Beer etj. /Telegrafi/