Telegrafi

Emily Ratajkowski debuton me stil të ri të flokëve, bëhet bionde

Emily Ratajkowski është mjaft e guximshme kur është fjala për stilin e saj të flokëve.

Të martën, 29-vjeçarja mori rrjetin social Instagram për t’u treguar fansave se ka ndërruar ngjyrën e flokëve teksa është kthyer në një bionde të theksuar atraktive.

“Bionde” ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos, duke falënderuar kompaninë ‘Kerastase’ për këtë ndryshim të saj.

Fansat e Ratajkowski po ashtu duket se e kanë pëlqyer transformimin e supermodeles, pasi reaguan me ‘emoji’ e komente të ndryshme përkrah postimeve.

“Wowww”, ka shkruar Hailey Baldwin bashkangjitur me disa ‘emoji’.

Modelja Carolyn Murphy gjithashtu ka ndarë përkrahjen e saj për ndryshimin e bërë nga Emily.

Gjersa disa e mirëpritën ndërrimin e 29-vjeçares, disa prej tyre nuk e pëlqyen këtë ndryshim të yllit të “I Feel Pretty”.

“Joooo”, ka shkruar një fans. “Të lutem kthehu në brune”.

“Jo, Kthehu mbrapa. Kthehu mbrapa”, shkroi një tjetër.

Përkundër reagimeve, Ratajkowski arrin të duket gjithnjë në formë të mahnitshme si brune e po ashtu edhe si bionde. /Telegrafi/