Ajo u bë nënë për herë të parë në mars të këtij viti.
Por, kjo nuk e ka ndaluar modelen e njohur, Emily Ratajkowski, që të vazhdojë karrierën e saj të suksesshme si modele, pasi doli në rrugë në Los Angeles të enjten mbrëma për edicionin e tretë të shfaqjes ekskluzive të Rihannës “Savage X Fenty” për Amazon Prime, shkruan DailyMail.
Supermodelja, shkëlqeu me bikini joshëse me ngjyrë rozë, e cila kishte rripa të dyfishtë për vithe, me pjesën e sipërme pa rripa.
Fiziku i tendosur dhe i tonifikuar i Emilyt ishte shfaqur plotësisht, ndërsa ajo lëvizte me vetëbesim mes veturave në një rrugë ku shkruhej “rruga e mbyllur”.
Rroba banje seksi e të modeles së famshme ishte me detaje delikate, dhe disa litar që vareshin mes gjoksit të saj.
Grimi i saj ishte bërë në mënyrë të përsosur, ndërsa mbante flokët e saj ngjyrë kafe në gërsheta. Për të kompletuar dukjen, modelja përdori edhe disa aksesorë që i dhuronin edhe më shumë hijeshi.
Emily nuk ishte i vetmi personazh i famshëm që ishte ftuar për prezantimin artistik të linjës më të fundit të të brendshmeve të Rihannës.
Pjesë e kësaj shfaqje ishte edhe: Ricky Martin, James Corden, Daddy Yankee dhe Nyjah Imani Houston.
Rihanna nisi koleksionin e saj “Savage X Fenty” në vitin 2018, dhe ka arritur sukses astronomik me markën së bashku me koleksionin e saj të quajtur “Fenty Beauty”.
Shfaqja e volumit të tretë të “Savage X Fenty” do të transmetohet në Amazon Prime Video më 24 shtator. /Telegrafi/