Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski akuzon Robin Thicke për ngacmim gjatë xhirimeve të videoklipit “Blurred Lines”

Emily Ratajkowski është parë duke u kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi akuzoi Robin Thicke se kishte prekur gjoksin e saj të zhveshur gjatë realizimit të videoklipit të tij “Blurred Line” në vitin 2013.

Ratajkowski, tani 30 vjeçe, pohon se ylli i R&B Thicke, 44 vjeç, e sulmoi seksualisht në xhirimet e videoklipit tetë vjet më parë, duke e rrethuar nga mbrapa dhe duke i vënë gjoksin në të dyja duart, shkruan DailyMail.

Në atë kohë, dyshja qëndronin vetëm në xhirime dhe modelja ishte e zhveshur nga beli lart për videon e diskutueshme e cila dikoi si karrierën e saj ashtu edhe të Thicke dhe u kritikua për promovimin e kulturës së takimeve të dhunshme.

Foto: DailyMail

Modelja bën akuzën e rëndë në librin e saj të ri “My Body”, i cili do të dalë në treg muajin tjetër, sipas gazetës “Sunday Times”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emily Ratajkowski

44-vjeçari nuk dukej i shqetësuar për akuzat në librin e Ratajkowski pasi postoi një video në Instagram ku shihte filmin “The Little Mermaid” me fëmijët e tij në shtëpi të shtunën pasdite.

Foto: DailyMail

Në kohën e xhirimit të videos, Thicke ishte martuar me aktoren Paula Patton, me të cilën ka një djalë 11-vjeçar, Julian Fuego Thicke.

Të dy u ndanë në 2014, dhe Patton përmendi në divorcin e saj paraqitjen e abuzimit të tij të pretenduar ndaj saj, si dhe abuzimin me drogën dhe tradhtinë si arsye për ndarjen e tyre. Ai tani ka tre fëmijë me April Love Geary.

Në vitin 2018, Ratajkowski u martua me producentin e “Uncut Gems” Sebastian Bear-McClard. Ajo lindi fëmijën e tyre të parë në mars.

Foto: Backgrid

Ratajkowski thotë se në xhirime ksihte krejtësisht femra ku të vetmit meshkujt që lejoheshin ishin interpretuesit dhe sipas saj ishte argëtues derisa Thicke dukej se ishte i dehur pak dhe sjellja e tij ndryshoi.

Pastaj, nga askund ajo thotë se ndjeu duart e dikujt në gjoksin e saj, duke u kthyer për të kuptuar se kush ishte.

“Papritur, nga askund, ndjeva freskinë dhe duar të huaja të një të panjohuri që më mbulonin nga pas gjoksin tim të zhveshur”, pohon modelja e shndërruar në aktore.

“U largova instinktivisht, duke shikuar prapa dhe pash Robin Thicke”, tha ajo tutje.

Foto: Blurred Lines Video

Ratajkowski pretendon se kantautori i buzëqeshi asaj, para se regjisori i xhirimeve vuri re atë që kishte ndodhur dhe ndërhyri.

Në libër, Ratajkowski thotë se ajo u ndjeu e poshtëruar, ndërsa vendosi të mos flas në atë moment sepse ndihej ‘e dëshpëruar për të minimizuar’ atë që ndodhi.

Ratajkowski thotë se po flet vite më vonë pasi nuk e la veten të pajtohej me atë që kishte ndodhur në atë kohë.

Foto: Blurred Lines Video

Ajo thotë se më pas iu kujtua sulmi i supozuar seksual kur vuri re që Thicke e kishte bllokuar atë nga Instagram.

Drejtori i skenës Martel konfirmoi rrëfimin e Ratajkowski për incidentin në raportin e “Times”.

Foto: Robin Thicke/Instagram

“Mbaj mend momentin kur ai kapi gjoksin e saj, një në secilën dorë”, tha Martel për gazetën.

Martel tha se ajo beson se veprimet e Thicke u nxitën nga gjendja e tij e dehur. /Telegrafi/

Exit mobile version