Telegrafi

Emily Ratajkowski akuzon mediat dhe paparacët se i kanë shkatërruar takimet e saj me meshkuj

Jeta e dashurisë së Emily Ratajkowski ka qenë në fokus të mediave rozë në të gjithë botën.

Që kur divorci i saj nga aktori Sebastian Bear-McClard u bë zyrtar dhe publik, modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë mediave dhe shtypi e ka ndjekur në çdo hap për të zbuluar se kush do të jetë mashkulli i radhës në jetën e saj.

Që atëherë, disa djem kanë kaluar në mënyrë sporadike në jetën e Ratajkowski, duke përfshirë Jack Greer, Eric Andre, DJ Orazio Rispo dhe ish-in e Kim Kardashian dhe Ariana Grande, Pete Davidson.

Foto: Getty Images

Tani modelja është e hapur të flasë për marrëdhëniet e saj dhe sesi fama dhe media kanë ndikuar në jetën e saj të dashurisë.

Në episodin e saj të fundit në podcast-it të saj ‘High Loë’, Emily shpjegoi se kohët e fundit nuk ka dashur t’i angazhohet me askënd dhe ka shijuar takimet e saj të rastësishme me djem të tjerë që i tërheqin.

Foto: Getty Images

“Sa herë që shkoj në një takim të gjithë e dinë për të… edhe takimet e mia të tjera e shohin atë dhe bëhet disi e vështirë”, shpjegoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emily Ratajkowski

Kjo është diçka që duket se e shqetëson modelen, pasi nuk i pëlqen të dijë nëse meshkujt që po takohet janë duke u takuar me femra të tjera në të njëjtën kohë.

Foto: Getty Images

“Ka qenë një gjë e vështirë për t’u përballur dhe e gjithë kjo gjë më ka shkaktuar shumë ankth… nganjëherë jam ndjerë e turpëruar dhe sikur duhet të kërkoj falje”, rrëfeu Ratajkoëski.

Veç kësaj, ajo shpjegoi se shumë nga marrëdhëniet e saj kanë qenë të komplikuara dhe kanë përfunduar duke u zbehur për shkak të “ndjekjes së vazhdueshme të mediave dhe paparacëve që shkaktuan shumë presion”. /Telegrafi/