Telegrafi

Emily Ratajkowksi shoqërohet sërish me DJ Orazio Rispo, fotografohen të buzëqeshur duke dalë nga një bar në Manhattan

Emily Ratajkowksi u pa duke kaluar kohë sërish me Orazio Rispon, mes thashethemeve se i ka dhënë fund romancën së saj me Eric Andre.

Autorja e “My Body”, 31-vjeçe dhe DJ me bazë në New York, 35-vjeç, të cilët fillimisht u panë katër muaj më parë, u fotografuan të buzëqeshur teksa dilnin nga një bar në Manhattan.

Ratajkoëski përballoi temperaturat e ftohta të qytetit të New Yorkut me një pallto elegante në ngjyrë bordo, pantallona të zeza dhe atlete.

Emily Ratajkowski shoqërohet sërish me DJ Orazio Rispo

Çifti duket se ka filluar sërish lidhjen pasi Emily la të kuptohet javën e kaluar se ajo dhe Andre, 39-vjeç, kanë përfunduar gjithçka me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski dhe Eric Andre shijojnë pushimet bashkë, shfaqen në disa momente intime

Prezantuesja e famshme në vitin që lamë pas është përfolur për disa njohje me emra të famshëm.

Emily Ratajkowski

Ajo ka shijuar një romancë prej disa muajsh me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

E njëjta vitin e kaluar u nda po ashtu nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, të cilin e akuzoi për një tradhti.

DJ Orazio

Ish-çifti ndajnë bashkë djalin njëvjeçar, Sylvester. /Telegrafi/

Emily Ratajkowski shoqërohet sërish me DJ Orazio Rispo